Personat që shkojnë nga Kosova në Slloveni duhet të vetizolohen

Aktuale

Personat që shkojnë nga Kosova në Slloveni duhet të vetizolohen

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për rregullat që duhet t’i ndjekin udhëtarët nga Kosova që shkojnë në Slloveni apo edhe vetëm kalojnë transit.

Duke u bazuar në vendimet e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës aktuale epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi) 14 ditësh, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat