Haradinaj-Stublla: Deri tani ndërmjetësuesi i dialogut ka pasur qëndrim neutral ndaj shtetësisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Deri tani ndërmjetësuesi i dialogut ka pasur qëndrim neutral ndaj shtetësisë së Kosovës

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 22:30
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ishte musafire e emisionit “Expose”, ku foli për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo në emision tha se Kosova ka kërkuar moti anagazhim të SHBA-së në dialog, palë kjo e cila ka hise në të arriturat e Kosovës, e ajo e sheh me pozitivitet që Kosova është pjesë e agjendës së presidentit Trump, sipas saj kjo mundësi duhet të shfrytëzohet.

Sipas saj deri tani Kosova ka pasur dialog me Serbinë kur ndërmjetësuesi ka pasur qëndrim neutral ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Kosova ka kërkuar shumë moti rolin e SHBA në dialog, roli i SHBA është një qasje e një pale të interesit e cila ka hise dhe aksione në të gjitha të arriturat e Kosovës si shtet dhe popullit të Kosovës si liridashës dhe ne e kemi kërkuar  këtë dhe e mirëpresim rolin e SHBA në këtë proces, sidomos pas shtyerjes që ndodhi muajin e kaluar dhe kjo është mundësi e mirë sepse Kosova është në agjendë të një presidenti të një shteti kaq të fortëkur ne kemi një konkurrencë me vende të ndryshme të botës për tu futur në atë agjendë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe këtë nismë serioze të SHBA, të jemi unik dhe ti kemi njëzëri qëllimet dhe parimet tona që do të bisedojmë me Serbinë, ju e dini që Kosova ka biseduar gjatë me Serbinë dhe nuk e kemi pasur këtë interesim sepse kemi pasur ndërmjetësues që ka një qëndrim neutral ndaj shtetësisë së Kosovës”, tha ajo për Expose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat