Fundi i verës sjell rradhë kilometrike në Morinë, pushuesit dynden në plazh

Aktuale

Fundi i verës sjell rradhë kilometrike në Morinë, pushuesit dynden në plazh

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës, teksa kjo fundjavë shënon dhe ditët e fundit të verës.

Të paktën 1 mijë makina kanë hyrë nga mëngjesi e deri më tani nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë që radha e makinave ka mbërritur deri në Vërmicë.

Trafiku është i rënduar gjithashtu deri në afërsi të Urës së Kukësit. Një situatë e ngjashme me trafik të rënduar ka dhe përgjatë rrugës Milot- Lezhë, ku radha e makinave për të shkuar drejt plazhit të Shëngjinit është e tejmbushur në automjete.

Image

Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë fluks të lartë automjetesh përgjatë superstradës Milot-Lezhë.

Gjatë drejtimit për në zonën turistike të Shëngjinit  është krijuar një trafik i rënduar dhe në disa raste edhe bllokim të qarkullimit.

Policia kufitare aktualisht po punon me kapacitet të plotë, me 6 sportele. Më poshtë disa pamje të përcjella nga report tv.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat