Maturantët nuk munden të përgatiten për testin shkak COVID-19

Aktuale

Maturantët nuk munden të përgatiten për testin shkak COVID-19

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Pas shumë kohësh maturantët u rikthyen në bankat e shkollës. Por këtë herë ata erdhën për t’iu nënshtruar testit të maturës.

Kësaj here rikthimi i tyre në shkolla ishte krejtësisht ndryshe. Me maska e dezinfektues por pa distancë, ata u bashkuan në oborrin e shkollës për të vazhduar më pas në klasat e shkollës ku do t’i nënshtrohen testit të maturës.

Megjithatë, tashmë ishin bërë gati klasat për mbarëvajtjen e procesit të testimit. Në gjithsecilën klasë u lejuan të hynë nga 7 deri në 12 nxënës.

Drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Fejzullahu, ka treguar se shkolla që ai drejton ka bërë përgatitjet ashtu siç edhe është rekomanduar në mënyrë që mbarëvajtja e testimit të shkojë si duhet.

Fetah Zejnullahu: Presim që mbarëvajtja të vazhdojë edhe kur të shpërndahen testet

“Përgatitjet janë bërë bukur mirë qoftë nga ana e Ministrisë së Arsimit drejtorisë komunale por edhe nga ne këtu menaxhmenti i shkollë. Kanë ardh dezinfektuesit, do të thotë i kanë marrë nxënësit gjatë hyrjes nxënësit gjithashtu i kanë pas edhe maskat u vendosën të gjithë nëpër klasa. Këtu janë edhe zyrtarët e ministrisë me teste...po besojë që çdo gjë do të shkoj mirë”, deklaroi Zejnullahu.

E situata e krijuar nga pandemia me COVID-19 ka bërë që ta rrisë edhe më shumë stresin tek këta nxënës. Nxënësi Ardian Bunjkau para se t’i nënshtrohet testit ka thënë se nuk kanë mundur të përgatiten në mënyrën më të mirë, meqë orët janë mbajtur online.

Adrian Bunjaku: Nuk kemi pas mundësi të përgatitemi si duhet shkaku i pandemisë

“Sa i përket parapërgatitjes për testin e maturës të gjithë së paku kena mësu prej orëve online, nuk na ka ra mu përgatit qysh duhet me ardh me mbajt në klasë shkaku i pandemisë. Ka ndikua mjaftë keq te krejt nxënësit për shkak se presioni mos po infektohet dikush plus edhe tash stresi për test është njëfarë presioni mjaftë i madh për neve si adoleshent”, u shprehë Bunjaku.

Se ky vit është më i vështirë shkak i pandemisë, e tha edhe nxënësi Florent Sylejmani. Ai tha se kjo situatë ka ndikuar negativisht tek ta.

Florent Sylejmani: Këtë vite besojë që ka me kanë ma vështire se viteve tjera

“Po jena përgatit paraprakisht sa kemi mundur por dhe pandemia ka ndikuar shumë në këtë test madje ka ndikuar goxha negativisht nuk kemi mundur të kemi përgatitjen e duhur ashtu siç e kemi planifikuar të mbajmë në shkollorë, prandaj edhe kemi mbet mbrapa”, tha Sylejmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat