300 eurot shtesë, dërgohen në Ministri të Shëndetësisë listat me emrat e mjekëve përfitues

Aktuale

300 eurot shtesë, dërgohen në Ministri të Shëndetësisë listat me emrat e mjekëve përfitues

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Është përpiluar lista me emrat e mjekëve që do të pëfitojnë pagën shtesë prej 300 euro për muajin korrik dhe gusht.

Këtë shumë do ta gëzojnë vetëm ata mjekë që u ekspozuan drejtpërdrejt gjatë punës me pacientë të prekur me Covid-19.

Lajmin e kanë konfirmuar nga SHSKUK.

“Listat janë dërguar në Ministri të Shëndetësisë, ata i dorëzojnë në Ministri të Financave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Sindikata e Infermierëve të Kosovës i pati vendosur ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe Ministrisë së Financave që t’i ekzekutojnë paratë deri të martën në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat