Reagon familjari i personit që pagoi 200 euro për një test për COVID-19, demanton MSH-në

Aktuale

Reagon familjari i personit që pagoi 200 euro për një test për COVID-19, demanton MSH-në

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Një qytetar ka paguar 200 euro për ta kryer një test për COVID-19 me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, e së fundmi edhe të familjarëve të personit në fjalë.

Personi i cili publikoi faturën e pagesës së këtij testi, Izet Berisha, ka treguar përmes një postimi në Facebook se familjari i tij ka paguar 200 euro për këtë test, rezultatin e të cilit e ka marrë pas 3 orësh dhe jo pas një ore siç u arsyetua Ministria e Shëndetësisë.

Ai ka demantuar MSH-në, derisa thotë se licensimi i një laboratori në të cilin nj? test është 200 euro pa TVSH dhe pastaj sipas tij, t’i fajësosh qytetarët është hipokrizi.

Postimi i plotë:

Nje demantim per Ministrine e Shendetesise!

Rezultati i testit nuk eshte dal per 60 minuta (shiko ne foto). Sa shume mundohen me arsyetu favorizimin e nje kompanie private ne dem te qytetareve, le t’i fillojne procedurat per licencimin e Siptaleve Regjionale dhe Private, qe i permbushin kushtet e kriteret. 

Licencimi i nje Laboratori, ne te cilin nje test eshte 200€, pa TVSH dhe pastaj me i fajesu qytetaret eshte HIPOKRIZI! 

Qeverite nderrohen ndersa Devollet mbesin!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat