Në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës, reagon Konjufca

Aktuale

Në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës, reagon Konjufca

Nga: D.RR Më: 30 gusht 2020 Në ora: 16:31
Glauk Konjufca

Ish ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se, pikërisht sot, pra në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës, përcjellë “Bota sot”.

Konjufca thotë se përcaktimin e vërtetë të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e tregon më së miri ngjarja e sotme në pjesën e veriut të shtetit tonë.

“Në anën tjetër delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel pranon tema të tilla siç ishte kthimi i serbëve që e kanë lëshuar Kosovën që prej vitit 1976. Në momentin që pranohet për dialog nje temë e tillë, automatikisht legjitimohet teza e Akademisë Serbe se shqiptarët paskan ushtruar presion dhe apartheid ndaj serbëve të Kosovës. Përmes këtyre konstrukteve shoviniste Serbia synon ta mbulojë gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ndër tjera ish ministri Konjufca.

Postimi i tij i plotë:

Përcaktimin e vërtetë të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e tregon më së miri ngjarja e sotme në pjesën e veriut të shtetit tonë.

Pikërisht sot, pra në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës.

Nuk është e rastësishme as data që e ka zgjedhur Serbia. Përmes kësaj tregon që nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë. Përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë tonë kolonizimin e Kosovës.

Ky është kolonizim tipik. 58 shtëpi të koncentruara, në një lagje te vetme, në pjesën më strategjike të pjesës së veriut. Shtëpi të ndërtuara nga qeveria e Vuçiqit aty ku më parë kurrë nuk kishte asnjë shtëpi.

Në anën tjetër delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel pranon tema të tilla siç ishte kthimi i serbëve që e kanë lëshuar Kosovën që prej vitit 1976. Në momentin që pranohet për dialog nje temë e tillë, automatikisht legjitimohet teza e Akademisë Serbe se shqiptarët paskan ushtruar presion dhe apartheid ndaj serbëve të Kosovës. Përmes këtyre konstrukteve shoviniste Serbia synon ta mbulojë gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve.

Asnjë reagim nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kur ta merr vesh kryeministri Hoti këtë veprim nga mediat, me siguri del edhe e dënon ‘ashpër’. E kjo është dukshëm më pak se që bën një OJQ aktive për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat