Demantohet përsëri MSH-ja: Qytetarja pret 8 orë për rezultat në laboratorin e Devollëve

Aktuale

Demantohet përsëri MSH-ja: Qytetarja pret 8 orë për rezultat në laboratorin e Devollëve

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Është demantuar përsëri Ministria e Shëndetësisë, e cila kishte mbrojtur çmimet e larta në laboratorin e vajzës së biznesmenit Blerim Devolli duke thënë se rezultatet dalin për një orë.

Pavarësisht se qytetarët paguajnë shuma të mëdha parash dhe iu duhet të presin në radhë për t’u testuar për COVID-19 në laboratorin “Medical Laboratory Services”.

Në një foto tjetër të siguruar, shihet se një person ka pritur rreth 8 orë për të marrë rezultatin e testit RT-PCR për Covid-19.

Image

Ministria e Shëndetësisë sot ka lëshuar një komunikatë për media pas raportimit se testi PCR në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë të licencuar për kryerje të testeve të tilla për COVID-19, po kushton 200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat