A do hapen fushat e sportit, pishinat, gastronomia? Ministri Zemaj përgjigjet

Aktuale

A do hapen fushat e sportit, pishinat, gastronomia? Ministri Zemaj përgjigjet

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 23:42
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetsisë Armend Zemaj kërkon nga dikasteret qeveritare që të angazhohen në kryerjen e detyrave për vlerësimet për hapjen ose jo të fushave të sportit në ambiente të hapura, pishinave në ambiente të hapura e gastronomisë.

“Edhe komunikimi me afaristë, me grupe të bizneseve, me njerëz të sportit e kulturës, kam kërkuar dhe nga ministrat e linjës që të kenë një sqarim edhe të na ndihmojnë në luftimin e pandemisë. Kam pasë kontakte me këto grupe të interesit, që për mua janë të rëndësishme… sepse gjëja më e lehtë për mua do të ishte të kalojmë në mbyllje, apo karantinim, do kishte infeksion shumë të pakët, por jeta publike dhe shoqërore do të ishte në nivelin zero” – ka deklaruar ministri Zemaj.

“Edhe me gastronominë është e njëjta. Jemi duke kërkuar fleksibilitet se cka mund të lëvizim përpara, çka mund të marrim masa të tjera shtesë, menaxhimin e brendshëm të gastronomisë, sepse tash, futemi dhe në një fazë të përkeqësimit të motit, rrjedhimisht, mbylljes së vjeshtës, por është vlerësim I përbashkët. Kam pasur takime me gastronomët dhe të tjerë dhe këtë vlerësim do ta bëjmë bashkërisht” – ka deklaruar Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë pret që pas miratimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike këto biznese të përfitojnë nga shteti.

“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike është detyrim që t’I ndihmojë bizenset, nuk ka kaluar ligji akoma në kuvend, shpresoj se do të jetë e mirëseardhur nëse miratohet, do të kishin këto biznese një ndihmë direkte dhe do e kishin mirëkuptimin tonë për këto ndalesa të cilat I bëmë për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve – ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve dhe se nuk e di sa do të zgjasë pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat