Nga sot pacientët me COVID-19 do të trajtohen vetëm në dy klinika të QKUK-së

Aktuale

Nga sot pacientët me COVID-19 do të trajtohen vetëm në dy klinika të QKUK-së

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se nga sot do fillojë të lirohet Klinika e Neurologjisë nga pacientët të cilët po trajtohen aty për koronavirus.

Krasniqi ka thënë se qëllimi është të lirohen klinikat e tjera në të cilat aktualisht po trajtohen pacientë me COVID-19 që të rikthehet shërbimi për pacientë që nuk janë të infektuar.

“Gjendja e pacientëve vazhdon të mbetet e rënduar. Ende kemi pacientë në gjendje të rëndë dhe në numër të madh. Kemi vendosur që sot gradualisht të lirojmë Klinikën e Neurologjisë, nga data 21 në repartin e operativës së gjinekologjisë nuk ka pacientë me COVID. Sot pacientët që janë në neurologjisë do t’i bartim në Klinikën e Pulmologjisë dhe Infektologjisë, që të provojmë t’i kemi pacientët vetëm në këto dy klinika dhe t’i kthejmë shërbimet për pacientët e tjerë”, ka thënë Krasniqi në një konferencë pas takimit me ministrin e shëndetësisë, në Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK.

Edhe pse ai thotë se ka rënie të numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim në QKUK, mbetet numër i rëndë i tyre në klinika.

“Edhe pse javët e fundit vërehet një trend i lehtë i numrave që kërkojnë trajtim në spitale, ende kemi numër të rënduar. Ende kemi mbi 40 pacientë në respirtatorë. Është mundësia e fundit e pacientëve për t’u ndihmuar dhe stafi po bëjnë të pamundurën tu vijnë në ndihmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat