Deri në 17 mijë euro shpenzime priten nga delegacioni i Kosovës në Uashington, reagon ashpër Albulena Haxhiu

Aktuale

Deri në 17 mijë euro shpenzime priten nga delegacioni i Kosovës në Uashington, reagon ashpër Albulena Haxhiu

Nga: N. H Më: 31 gusht 2020 Në ora: 19:38
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar raportimet se deri në 17 mijë e 640 euro pritet t`i kushtojë buxhetit të Kosovës udhëtimi i delegacionit prej gjashtë anëtarësh për bisedimet me Serbinë në Uashington.

Për takimin që do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Ish ministrja e Drejtësisë Haxhiu ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, përcjell “Bota sot”.

Ajo madje, delegacionin e Kosovës e ka quajtur si delegacion i zhvatjes së buxhetit.

“Delegacion i zhvatjes së buxhetit, asgjë më shumë!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat