Kjo është shuma e parave që do shpenzojnë gjashtë anëtarët e delegacionit në Washington brenda një dite

Aktuale

Kjo është shuma e parave që do shpenzojnë gjashtë anëtarët e delegacionit në Washington brenda një dite

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 20:26
Qeveria e Kosovës

Së shpejti pritet të ndodh takimi i delegacionit prej gjashtë anëtarësh për bisedimet me Serbinë në Washington.

Atje do të marrin pjesë kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Sipas listës së tarifave për shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit të ndryshuar në qershor të 2018-s, çdo zyrtar shtetëror që udhëton për në Amerikë ka në dispozicion 330 euro për shpenzime ditore, prej të cilave 214 euro e 50 centë për fjetje e 115 e 50 centë për ushqim e shpenzime të tjera të vogla, raporton Koha.

Përveç këtyre, në qoftë se i llogarisim shpenzimet e zyrtarëve politik brenda një dite del kogja një shumë parash.

Brenda një ditë, gjashtë anëtarët e delegacionit do të shpenzojnë hiç më pak se 1 mijë e 980 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat