Haradinaj tregon se çfarë i tha Thaçi në tavolinë, pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja

Aktuale

Haradinaj tregon se çfarë i tha Thaçi në tavolinë, pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2020 Në ora: 08:51
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur mbrëmë për zhvillimet në vend si dhe për ngritjen e aktakuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale, ndaj presidentit Hashim Thaçi, shkruan “Bota sot”.

Haradinaj ka treguar një detaj që nuk ishte thënë më herët.

Ai ka thënë se pas ngritjes së aktakuzës, presidenti Thaçi ishte në një tavolinë me të dhe i kishte konfirmuar se do të jap dorëheqje posa t’i konfirmohet aktakuza.

“Thaçi ma konfirmoi se do të jap dorëheqje menjëherë pasi iu ngrit aktakuza. Ai tha se posa të konfirmohet, do të jap dorëheqje”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu, ai tregon se çfarë iu tha Thaçi për presidentin e ardhshëm.

“Thaçi nuk po përzihet për presidentin e ardhshëm. Ai na tha që duhet ta gjeni një pasardhës si president”, përfundoi Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat