Policia jep detaje për përleshjen në Podujevë, arrestohet një person, kërkohen 4 të tjerë

Aktuale

Policia jep detaje për përleshjen në Podujevë, arrestohet një person, kërkohen 4 të tjerë

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Mbrëmë dy persona janë plagosur si pasojë e një konflikti me armë zjarri në Podujevë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ndërsa është në kërkim të 4 të dyshuarve të tjerë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku thuhet se dy personat e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr.Fahri Fazliu, Podujevë 31.08.2020, 20:17. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm. Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari  katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat