Këshilltari i Kurtit reagon në lidhje me përgjimet e fundit, jep skenarin që mund ta pret Kurtin

Aktuale

Këshilltari i Kurtit reagon në lidhje me përgjimet e fundit, jep skenarin që mund ta pret Kurtin

Nga: M.H Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:20
Albin Kurti

Ditë më parë është bërë publike një video në të cilen dëgjohen teksa bisedojn politikani i Serbisë, N. Sanduloviq, me një serb të Kosovës, duke ngjallur kështu reagime të mëdha tek publiku.

Në lidhje me këtë ka reaguar këshilltari i Kurtit Zaimi I cili përmes një shkrimi në facebok tha që kjo video sipas Kocit nuk është e vërtet mirëpo sipas medias vendore është e vërtetë dhe që për këtë arsyje duhet AKI të merret me këtë rast dhe të zbuloj të vërteten.

Sipas Zaimit nëse kjo video del të jetë e vërtetë atëhere atëherë lind pyetja, cili është shqiptari i rekrutuar prej BIA-s që përmendet në video?

Duke vazhduar më tej të shprehët që po të jetë e vërtetë video, do të duhej të hulumtohej se cili është ai person që i përmbush këto të dhëna, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë

1. Një telefonatë e përgjuar u nxor në youtube para disa ditësh. Aty dëgjohen të flasin politikani i Serbisë, N. Sanduloviq, me një serb të Kosovës. Gjërat dhe emrat që përmenden aty janë shumë të rëndësishme, dhe publiku duhet ta marrë vesh se a qëndrojnë apo jo ato gjëra.

Pati pretendime që është e rrejshme, nga Gani Koci, por pati pretendime që është e vërtetë, nga Indeksonline, e cila shkruan se e ka zbuluar personin e panjohur që flet me Sanduloviqin. Nuk mund të zbulohet identiteti i një njeriu të panjohur nëse vetë videoja është e prodhuar rrejshëm, pra nuk ekziston.

Pse AKI nuk po angazhohet për të zbuluar se a është e vërtetë apo jo telefonata dhe ato çka thuhen në të?

Pse mediat serioze të Kosovës nuk po i kërkojnë intervistë Sanduloviqit, që ta pyesin mbi vërtetësinë dhe përmbajtjen e videos?

2. Nëse është e vertetë ajo çka thuhet në përgjim atëherë lind pyetja, cili është shqiptari i rekrutuar prej BIA-s që përmendet në video?

Kemi si të dhëna emrin e rekrutuesit, Vukashin Jokanoviq, i cili gjatë viteve ‘90 ka qenë prokuror e ministër i policisë. Ky pretendohet se e ka rekrutuar në burg personin i cili në ato vite paska qenë në burg të Gjilanit dhe/ose Prishtinës si i burgosur politik. Po ashtu, marrim vesh se i rekrutuari është në pozitë të atillë që mund ta pengojë marrëveshjen LDK-VV për qeveri, dhe angazhohet kundër Albinit me urdhër prej Beogradit, gjë që tregon se është në pozitë të lartë vendimmarrëse në LDK. Pra, po të jetë e vërtetë video, do të duhej të hulumtohej se cili është ai person që i përmbush këto të dhëna?

Në rajonin Ballkanik po fryjnë erëra shumë të ftohta për shqiptarët. Duhet t’i lexojmë seriozisht shenjat e të dhënat që hasim, e jo t’i lëmë ato në harresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat