Tomë Gashi: Dialogu vrasës i shtetit të Kosovës!

Aktuale

Tomë Gashi: Dialogu vrasës i shtetit të Kosovës!

Nga: G.B Më: 1 shtator 2020 Në ora: 15:06
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të prodhojë rezultate siç ne presim dhe sa më shumë dialogojmë me Serbinë, më shumë rriten dilemat Bashkësisë Ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky dialog është aq i dëmshëm sa që njohjet e pavarësisë janë ndalur krejtësisht.

Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ai e ka quajtur vrasës.

Postimi i tij i plotë:

Dialogu vrasës i shtetit të Kosovës!

Dialogu me Serbinë as në Washington nuk do të prodhojë rezultate të pritshme nga ne që kemi dërguar ‘politikanë’ për turizëm në SHBA.

Sa më shumë dialogojmë me Serbinë, aq më shumë rriten dilemat e Bashkësisë Ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.

Dialogu me Serbinë për 12 vite pa rezultate është strategji shumë efektive e Serbisë dhe shumë i dëmshëm për Kosovën.

Ky dialog me Serbi është aq i dëmshëm sa që njohjet e pavarësisë së Kosovës janë pakësuar deri në pikën që janë ndalur krejtësisht.

Kush e mban mend kohën kur shteti i fundit e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës, sigurisht që ka memorie të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat