​Haziri nuk përjashton zgjedhjet nëse s’arrihet marrëveshja për president

Aktuale

​Haziri nuk përjashton zgjedhjet nëse s’arrihet marrëveshja për president

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:06
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

Ai në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se marrëveshja për presidentin do të kalojë detyrimisht nëpër zyrat e LDK-së e pastaj të partive të tjera.

“Nëse nuk do të mund të arrinim marrëveshje me partitë tjera nuk përjashtojmë zgjedhjet e parakohshme në vend, sepse duhet t’i japim zgjidhje vendit”, u shpreh Haziri.

Në radhë të parë te LDK-ja do të shqyrtohet mundësia se a do ta mund ta zgjedhë presidentin nga radhët e kësaj partie, ku sipas Hazirit, këtu kemi emrin e Isa Mustafës dhe i cili nuk mund të largohet si mundësi edhe pse për këtë ende nuk është diskutuar brenda partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat