AFP: Kështu do ta zhbllokojë Shtëpia e Bardhë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

AFP: Kështu do ta zhbllokojë Shtëpia e Bardhë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 2 shtator 2020 Në ora: 13:01
Shtëpia e Bardhë

Paralajmërimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ka nxitur spekulime për qëllimet amerikane, por Uashingtoni në takimin e të enjtes edhe premtes mbron qëndrimin e vetë për qëllim ekonomik duke mos premtuar asnjë marrëveshje të madhe politike, vlerëson sot AFP, transmetojnë “Danas” dhe “Bota Sot”.

Nuk është konfirmuar prania e presidenti amerikan Trump në rolin e ndërmjetësuesit mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti. Mjeshtër i ceremonisë do të jetë i dërguari special për bisedime Riçard Grenell.

Në ShBA megjithatë po shtrojnë pyetjen rreth gatishmërisë amerikane për ri nisjen e dialogut të ndërprerë dhe gatishmërisë për zgjidhjen e një prej çështjeve më të ndjeshme të konfliktit territorial në Evropë.

Frans pres përkujton se Serbia refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 dhe shton se Serbinë në këtë qëndrim e mbështesin aleatë kinez edhe rus, ndërkohë që amerikanët janë ndër të parët që pranuan pavarësinë e shtetit të ri.

Deri tash evropianët ishin në plan të parë si ndërmjetësues mes palëve,që me vështirësi në korrik pranuan vazhdimin e dialogut. Nga këtu vjen shqetësimi për paraqitjen e administratës Trump në dialog dhe ftohjes së raporteve mes ShBA e BE-së.

"Është e qartë se ky është manovrim i njëanshëm që të merret kontrolli ndaj bisedimeve pa koordinim me Evropën", tha për AFP një zyrtare anonime amerikane.

Sipas saj, shkaqet për skepticizëm janë të shumta, së pari pak vëzhgues konsiderojnë se puna teknike përgatitore e administratës Trump mund të sjell marrëveshje të fortë, ndërsa të tjerët se është shfaqja e “aktivizmit” të Grenellit të pandreqshëm që është mbështetës i flaktë i presidentit amerikan.

Nëse vjen tek marrëveshja, mbetet pyetje realizimi sikurse që mbretëron frika se Uashington shpejtë humb interesimin për të pastaj.

Po qarkullojnë fjalë për shkëmbimin e territorit dhe kjo do të ishte "presedan i rrezikshëm në regjion ku mbretëron aspirata ndarëse".

Një ish-diplomat i tha Frans pres se "qëllimi i Grenellit është që në shpejtësi të arrihet sukses për çështje ekonomike dhe pastaj ato të paraqiten si sukses diplomatik" dy muaj para zgjedhjeve amerikane ku Trump kandidadohet për mandatin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat