​Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i nivelit të lartë në Bruksel më 7 shtator

Aktuale

​Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i nivelit të lartë në Bruksel më 7 shtator

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:28
Ilustrim

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të presë të hënën kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.

Këtë fundjavë, përpara takimit të nivelit të lartë, përfaqësuesi special i BE-së do të presë takimin e katërt të nivelit ekspertë në temat e diskutuara më parë, përkatësisht personat e zhdukur, të zhvendosurit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi është planifikuar të fillojë në ora 10:00.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të japë një deklaratë për shtyp përpara fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak në fund të takimit. Të dy deklaratat do të transmetohen në kanalet e Këshillit dhe EbS, rreth orës 10:30 dhe deklarata e diplomatit sllovak pas përfundimit të takimit.

Për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin, qasja për mediat nuk do të jetë e mundur, thuhet në njoftimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat