Gërxhaliu: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia është hendikep i cili e godet rëndësinë e marrëveshjeve që mund të nënshkruhen

Aktuale

Gërxhaliu: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia është hendikep i cili e godet rëndësinë e marrëveshjeve që mund të nënshkruhen

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 19:14
Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë që është e vështirë që të ketë marrëveshje të pastër ekonomike Kosovë – Serbi, pa një përmbatje politike.

“Dialogu në relacionin Serbi – Kosovë nuk ka alternativë, sepse e kundërta e dialogut është dicka që nuk i konvenon as Serbisë dhe as Kosovës. Bazuar në aktualitetin politik, nuk e besoj që mund të ketë marrëveshje të pastër ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë pa ngjyrë dhe konotacion politik”.

“Zakonisht kur ke një marrëveshje të nënshkruar mes dy shteteve duhet të ketë një barazi, qoftë politike ose ekonomike. Në këtë drejtim, duhet gjithmonë me qenë dy palë dhe vet fakti që Serbia nuk e pranon si shtet Kosovën, është hendikepi i parë që me siguri e godet rëndësinë e këtyre marrëveshjeve” .

Gërxhaliu vlerëson se duke u bazuar se shumë marrëveshje janë nënshkruar qoftë në Bruksel, ose në vende tjera dhe kanë mbetur vetëm “dekor në sirtarët qeveritarë” dhe nuk janë zbatuar, e dëshmon fakti se shumë më tepër do të kemi nevojë për implementim sipas tij, sesa për nënshkrim.

“Duhet të bëjmë gjithçka që marëveshja dhe raportet Kosovë – Serbi të zgjidhen, sepse ky është një binom i rrezikshëm për gjithë Balkanin Perëndimor. Marrëveshjet ekonomike kanë gjithmonë rëndësi në qoftëse ato do të zbatohen. Më gëzon fakti që më në fund, kemi një përkushtim të Shtëpisë së Bardhë dhe një ringjallje të politikës europiane. Dua të besoj që tani e tutje marrëveshjet do të nënshkruhen dhe do të zbatohen”.

Gërxhaliu ka thënë se struktura e përbërjes së delegacionit kosovar, ka më tepër ngjyrë politike sesa ekonomike dhe kjo jep hezitim për nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Nëse bëjmë një paralele me delegacionin e Serbisë, e shohim se ata janë shumë më të qetë, jo euforikë dhe në delegacionin e vet përveç aspektit politik kanë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit që jep një strukturë më ndryshe”.

“Do nënshkruhen marrëveshje, të cilat do të kenë efektin e vet nëse do të ketë një urdhër obligativ nga SHBA-të ose do të obligohet dikush që këto do të zbatohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat