Tomë Gashi: Ku gabuam, apo pse duhet të negociojmë me Serbinë?!

Aktuale

Tomë Gashi: Ku gabuam, apo pse duhet të negociojmë me Serbinë?!

Nga: G.B Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:15
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pse duhet të negociojmë me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në vitin 2008 Kosova u shpall e pavarur por këtë avantazh ndaj Serbisë nuk e shfrytëzuam kurrë, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se nga bisedimet me Serbinë u nënshkruan 33 marrëveshje, të gjitha në dëm të Kosovës, duke shtuar se dialogu me Serbinë është i dëmshëm për Kosovën sa që ka bërë që të mos ketë as njohje.

Avokati ka pyetur se nëse edhe arrihet marrëveshja për zonën ekonomike Mini-Shengen në territorin e kujt do të ishte, duke shtuar se mos po e humbim shtetësinë, duke biseduar me Serbinë.

Postimi i tij i plotë:

Ku gabuam?

Apo pse duhet të negociojmë me Serbinë?!

Në vitin 2008 e shpallëm Pavarësinë, në vitin 2010 Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi qartë se: Deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Këtë avantazh ndaj Serbisë nuk e shfrytëzuam kurrë.

Për çudi edhe pas kësaj Kosova filloi negociatat me Serbinë që në fillim i quajtën teknike, e që pastaj u shndërruan jo vetëm në politike, por deri në atë të korrigjimit të kufijve, nga vitin 2015 nga bisedimet me Serbinë ‘fituam’: Zajednicën’ apo Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të ishte shtet brenda shtetit të Kosovës.

Në bisedime me Serbinë u nënshkruan 33 marrëveshje, të gjitha në dëm të Republikës së Kosovës.

Ky dialog me Serbinë është aq i dëmshëm për shtetin e pavarur të Kosovës, sa që njohjet e pavarësisë së Kosovës janë pakësuar në atë masë sa që tani janë ndalur krejtësisht.

Kishim 116 njohje të shtetit të Kosovës, tani thuhet se kemi më pak se 100 !

Agjendë e kujt kanë qenë dhe janë këto bisedime me Serbinë duke e kontestuar edhe vet pavarësinë e Kosovës?

Nëse edhe arrihet marrëveshja për zonën ekonomike Mini-Shengen në territorin e kujt do të ishte, sepse Hong Kongu është pjese integrale e Kinës.

Duke biseduar me Serbinë, mos po e humbin shtetësinë...

Ku gabuam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat