Takimi në orën 18:00, profesori: Mbani frymën, Trump nuk do të dalë prej aty pa një trofe suksesi

Aktuale

Takimi në orën 18:00, profesori: Mbani frymën, Trump nuk do të dalë prej aty pa një trofe suksesi

Nga: G.B Më: 4 shtator 2020 Në ora: 12:08
Donald Trump dhe Richard Grenell

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka thënë se sot në ora 18 pritet që presidenti Trump të takohet me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky takim do të kurorëzojë një marrëveshje të rëndësishme midis Kosovës dhe Serbisë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Presidenti Trump nuk do të dalë prej aty pa një trofe suksesi.

Profesori ka thënë që shenjat janë që Kosova të dalë e fituar.

Postimi i tij i plotë:

Sot në orën 18.00 me orën tonë europiane pritet që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të takohet me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Duket qartë se ky takim do të kurorëzojë një marrëveshje të rëndësishme midis Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Trump nuk do të dalë prej aty pa një trofe suksesi.

Mbani frymën deri në këtë orë. Por shenjat janë se Kosova do të dalë e fituar pas humbjeve të jashtëzakonshme të para 21 viteve, si rezultat i dhunës, masakrave dhe shkatërrimit të saj nga ana e forcave ushtarake e policore të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat