Paçarizi: Çdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serisë është politike

Aktuale

Paçarizi: Çdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serisë është politike

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 15:45
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se marrëveshja e cila proklamohet se do të jetë ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë sot në Washington do të jetë në fakt politike.

“Fakti që janë dy subjekte që duhet të nënshkruajnë marrëveshje ekonomike i bie se janë dy palë që nuk i kanë të normalizuara raportet. Marrëveshjet ndërmjet të subjekteve të tilla janë politike”, ka thënë Paçarizi.

“Është një metodologji e përzgjedhur nga administrata amerikane që do të nisë me një marrëveshje ekonomike që palët të joshen dhe të shkohet duke zbutur raportet që të arrihet marrëveshja politike që varet nga suksesi i marrëveshjes ekonomike”.

Paçarizi është shprehur se në variantin final nuk pritet të ketë definim të asaj që quhet njohje e ndërsjellë.

“Por kjo është e nënkuptueshme dhe do të jetë subjekt i diskutimeve dhe kundërshtimeve këtu”.

Ai ka shtuar se temat si Liqeni i Ujmanit do të hapen në fazat e mëvonshme të procesit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat