Reagon ashpër edhe Agim Bahtiri, ja çfarë thotë për Ujmanin!

Aktuale

Reagon ashpër edhe Agim Bahtiri, ja çfarë thotë për Ujmanin!

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 20:38
Agim Bahtiri

Në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar disa marrëveshje, në mesin e së cilës është edhe që të dyja palët të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjekte të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA-së, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Ujmanit si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.

Për të cilën marrëveshje kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se marrëveshja nuk është në nivelin më të mirë dhe se do të duhet më parë të bëhej një analizë më e thellë.

Bahtiri tha se njëherit do të duhet të shihet plani i fizibilitetit, por megjithatë thotë se do të ishte jo e duhur që Serbia të jetë aksionare në Kosovë.

“Marrëveshjen jam duke analizuar dhe nuk mundem me dalë me një koment. Marrëveshja e Ujmanit nuk është në nivelin që do të duhet të ishte. Është dashtë të bëhet një analizë më e thellë për me mujt me ardh në gjëra konkrete. E pashë marrëveshjen e Ujmanit por duhet të shohim planin e fifizibilitetit pastaj në bazë të fizibilitetit të shohim sa është aksion. Aksionar në pronën e Kosovës ëhstë shumë palidhje”, tha Bahitri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat