Vjen reagimi tjetër nga VV: Marrëveshja në Uashington është humoristike dhe jo historike

Aktuale

Vjen reagimi tjetër nga VV: Marrëveshja në Uashington është humoristike dhe jo historike

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 23:56
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, e  ka quajtur ‘humoristike’ marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Në këtë marrëveshje bën pjesë një qeveri që është jolegjitime dhe ilegale. Është një marrëveshje humoristike dhe jo historike”, ka thënë Basha.

“Në marrëveshje si pikë e parë, është folur për çështje të brendshme të Kosovës, nuk flitet për Serbinë as për njohje reciproke. Po flitet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ekzistojnë barriera ekonomike të Serbisë ndaj mallrave të Kosovës”.

Basha thotë se nuk mund të këtë normalizim ekonomik, derisa Serbia ka barriera ndaj mallrave të qytetarëve të Kosovës.

“Kjo, mund të rregullohet nëse ka reciprocitet, ndërsa vetë Hoti e ka hequr reciprocitetin dhe rrjedhimisht ka shkuar aty i pabarabartë. Ne duhet të konsiderohemi të barabartë që të ulemi në tavolinë me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat