Albulena Haxhiu reagon ashpër: Ku janë ata që kërkonin shkarkimin e Rekës, a do të kërkojnë shkarkimin e Hotit, Haradinajt e Selimit

Aktuale

Albulena Haxhiu reagon ashpër: Ku janë ata që kërkonin shkarkimin e Rekës, a do të kërkojnë shkarkimin e Hotit, Haradinajt e Selimit

Nga: G.B Më: 5 shtator 2020 Në ora: 09:13
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur në SHBA, ku një nga pikat i ofron Serbisë qasje në Adriatik.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar kërkesën për interpelancë nga AAK, Nisma dhe PDK, për shkarkimin e ish Ministrit Reka, për deklaratën e dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se tani ata nuk i kërkuan njohjen dhe hoqën dorë nga Kosova.

Haxhiu ka pyetur se ku janë ata që kërkonin shkarkimin e Rekës, a do ta kërkojnë shkarkimin e Hotit, Haradinajt, Selimit e të tjerëve.

Postimi i saj i plotë:

Interpelanca që ishte kërkuar për shkarkimin e ish Ministrit Reka nga AAK, Nisma e PDK për deklaratën e dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi.

Delegacioni i paligjshëm që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova!

Ku janë tash këta që kërkonin shkarkimin e Ministrit Reka? Ku janë fshehur?

A do kërkojnë shkarkim të Hotit, Haradinajt, Selimit e të tjerëve?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat