Nuk lirohen masat ndaj COVID-19

Aktuale

Nuk lirohen masat ndaj COVID-19

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 11:20
Armend Zemaj

(E plotësuar) - Edhe sot komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mbajti takim, ku diskutuan për lirimin apo shtrëngimin e masave.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj para gazetarëve tha se edhe përkundër kërkesave për lehtësimin e masave një gjë e tillë nuk do të ndodhë, meqë siç theksoi ai është në fazë delikate për çka duhet të ulet edhe më tej lakorja e rasteve të të infektuarve dhe rasteve e vdekjeve.

Zemaj: Jemi në fazë delikate

“Jemi shumë vetëdijshëm që presioni për të liruar veprimtaritë e tjera ka qenë në rritje ditët e fundit dhe është sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshimi i orarit të qarkullimit, kinematë , veprimtaritë tjera kulturor sportive, por edhe përmes juve dhe anëtarëve të komitetit, ne akoma jemi në një fazë delikate, jo vetëm ne por gjithë rajoni e mbarë bota. Ju e shihni që edhe vendet e tjera janë shumë të kujdesshme dhe disa edhe kanë rikthyer masat...ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, na duhet ta ulim lakoren e infektimit në masë të madhe, sigurojmë që mos të kemi numër të rasteve të vdekjeve dhe për disa ditë do të jemi në vlerësim të këtyre masave”, tha Zemaj.

Po ashtu, ai ka kërkuar edhe fushatë vetëdijësuese për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit në mënyrë që në fillim të vitit ata të mos jenë të painformuar.

Zemaj: Të rrisim kapacitetet për fillimin e vitit të ri shkollor

“Është shumë me rëndësi që nëse hyjmë në fazën e filmit të vitit të ri shkollor, nga sot dhe çdo ditë duhet të rrisim kapacitetin tonë informues, disiplinën”, potencoi Zemaj.

Zemaj tha edhe se për t rritur kapacitet e spitalit edhe për 500 shtretër, po diskutohet që objekti i ri i Klinikës Emergjente të shfrytëzohet për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Zemaj: Në objektin e ri të Emergjencës mund të trajtohen pacientët me COVID-19

“Ne jemi në diskutim që të objektit të tanishëm vetëm është ndërtuar fizikisht, objekti i Klinikës Emergjente ta marrim në shfrytëzim për nevojat e trajtimit të pacientëve me COVID19 dhe kurdo që përfundon pandemia objekti do të kthehet në destimin edhe për çka është ndërtuar”, tha Zemaj.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës, Valbon Krasniqi, ka folur edhe për ankesat e Shoqatës së të Verbërve, për çka ka thënë se ka kontaktuar me ta dhe me komisionet përkatëse dhe se tashmë kanë filluar të bëhen ekzaminimet për këta pacientë.

“Krasniqi: Kam kontaktuar me Shoqatën e të Verbërve

“Sa i përket vizitave f të SHOQATËS së të Verbërve dhe komisionet përkatëse unë kam kontaktuar me shoqatën dhe komisionet përkatëse dhe ata kanë filluar punën sa i përket ekzaminimeve me këta pacientë por kam kërkuar që të respektohen masat sa i përket parandalimit të infeksioneve dhe kam kërkuar që të bëhen me termine të caktuara”, tha Krasniqi.

A po lirohen masat? Flet ministri Zemaj

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mbajti takimin e radhës. Në këtë takim është diskutuar edhe për lirimin apo shtrëngimin e masave.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se jemi në fazë delikate dhe se duhet të ulet edhe më tej lakorja e infektimeve dhe rasteve të vdekjeve. Ai tha se konsideron që së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t'i mbajmë në fuqi.

Po ashtu, ka kërkuar edhe fushatë vetdijësuse për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit.

Sipas tij, dita e parë e shkollës nuk duhet t’i gjejë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të painformuar.

“Na duhet koordinimi edhe në fushën e informimit, për të informuar drejt në një kohë kur palë të tjera, përdorin lajme të rrejshme dhe zhvillojnë edhe fushata të pandershme për të zhvleftësuar punën e secilit institucion, ekspertëve tanë, por edhe të vet profesionistëve shëndetësorë”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat