SHBA heq vizat për Kosovën pas 45 ditësh? Reagon Grenell dhe tregon të vërtetën

Aktuale

SHBA heq vizat për Kosovën pas 45 ditësh? Reagon Grenell dhe tregon të vërtetën

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2020 Në ora: 14:46
Richard Grenell

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të njoftojnë për heqjen e vizave për Kosovën dhe Serbinë, 45 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit dje në Uashington.

Ai i është referuar mediave të Kosovës, duke dhënë lajmin në Twitter.

“Goditja e fortë e fytyrës ndaj BE-së për qëndrimin e saj racist ndaj Kosovës, mund të vijë nga administrata DC dhe Administrata e Donald Trump: Mediat e Kosovës raportojnë se SHBA do të njoftojë udhëtimin pa viza për Kosovën dhe Serbinë në Shtetet e Bashkuara, 45 ditë pas Marrëveshjes për Normalizimin e Ekonomisë”, ka shkruar Selimi.

Por, atij i ka reaguar i dërguari Special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, përcjell Bota sot.

Grenell ka mohuar lajmin, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Sërish nuk është e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell në një cicërimë në Twitter./BS

Image
Postimi i Grenell
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat