Çka komunikuan gjatë përshëndetjes Hoti e Vuçiq?

Aktuale

Çka komunikuan gjatë përshëndetjes Hoti e Vuçiq?

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 21:32
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka treguar për bisedat përshëndetëse me presidentin Aleksandar Vuçiq në takimet e tyre. I fundit ishte dje në Uashington.

“Përshëndetjet e zakonshme në takimet e tilla dhe unë dhe unë tentoj me përfill protokollin..”, tha Hoti për televizionin publik të Kosovës.

Ndërkohë Hoti insiston se marrëveshja përfundimtare në mes të dy vendeve do të rezultojë me njohje reciproke.

“Atë që unë insistoj vazhdimisht në takimet e tilla që ta përmbyllim sa më parë dhe sa më shpejt se është edhe në interes të qytetarëve të Serbisë që të normalizojmë marrëdhëniet me njohjet reciproke”, tha Hoti.

“Të hënën vazhdojmë bisedimet në Bruksel. Objektivat i kemi të qarta. Ne nuk dakordohemi asgjë me Serbinë derisa të kemi njohjen reciproke”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat