Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar si moment historik kur Kryeministri Avdullah Hoti ks biseduar në prani të Presidentit amerikan Donald Trump në telefon me Kryeministrin e Izraelit Benajmin Netanyahu.
Në atë bisedë Kryeministri Netanyahu njofton për vendimin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës.
Postimi në Facebook:
Nje moment historik!
Presidenti Donald Trump pret, pas firmosjes se marreveshjes ne Zyre Ovale, Kryeministrin Hoti dhe ne kete takim zhvillohet dhe biseda telefonike e Kryeministrit Hoti me Kryeministrin Netanyahu, ne te cilen ky i fundit e njofton per vendimin e Izraelit per njohjen e Republikes se Kosoves. sb