Hoti takohet me Lajçak dhe Palmer: I lumtur për koordinim mes BE-së dhe SHBA-së për marrëveshjen finale

Aktuale

Hoti takohet me Lajçak dhe Palmer: I lumtur për koordinim mes BE-së dhe SHBA-së për marrëveshjen finale

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:27
Foto nga takimi

Nesër do të mbahet takimi mes Kryeministri Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajcak.

Kryeministri Avdullah Hoti ka takuar Emisarin Special te BE-së për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës-Ndihmësin Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ndjehjet i lumtur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Postimi në Facebook:

Sot ne Bruksel takuam Emisarin Special te BE-se per dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise, Mirosllav Lajcak, dhe Zevendes Ndihmes Sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve, Matthew Palmer. Diskutuam per zhvillimet ne dialog deri me tani dhe takimin e neserm te nivelit te larte.

Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat