Vetëvendosje i reagon kryeministrit Hoti: Thika ka, ja ku i vendoset kësaj radhe

Aktuale

Vetëvendosje i reagon kryeministrit Hoti: Thika ka, ja ku i vendoset kësaj radhe

Nga: A.Zh Më: 6 shtator 2020 Në ora: 19:04
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Juristi nga Lëvizja Vetëvendosje Getoar Mjeku, i ka reguar kryeministrit Avdullah Hoti, pas deklaratës së tij se në “Uashington nuk pa as thika e as harta”.

Mjeku këmbëngul se ka “thika” dhe se ato janë vendosur në Liqenin e Ujmanit, përcjell Bota sot.

“Thika ka. I vunë në Ujman këtë radhë. Në mos na besofshi neve, besoni Avdullahut, që rren thuajse sa herë flet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Hoti mbrëmë ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë e nënshkruar në Uashington është historike dhe synohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta sheh që është gabim”, ka thënë ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat