Akuzohet rëndë Ahmet Shala: Ishte i besuar i UDB-së dhe arkatar i SHIK-ut, ja kurdisjet e tij kur ishte në AKM...

Aktuale

Akuzohet rëndë Ahmet Shala: Ishte i besuar i UDB-së dhe arkatar i SHIK-ut, ja kurdisjet e tij kur ishte në AKM...

Nga: N.Sh. Më: 7 shtator 2020 Në ora: 08:42
Ahmet Shala

Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, po akuzohet nga ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për keqpërdorime sa ishte në krye të AKM-së.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, Shala ishte i besuar i UDB-së dhe arkatar i SHIK-ut.

Sipas tij, ai ishte edhe minister i kurdisjeve të tenderëve të pasurive të Kosovës.

Miftari shkruan se, me këto kurdisje që Shala i ka bë, iu ka fal pasuri miqve të Thaçit, Grabovcit, Veselit, Halitit e Sylës dhe Bujar Bukoshit.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Drejtësia në Kosovë nuk fiton kurrë!

Dikur i besuari i UDB zyrtar i resureve të çmuara në Trepçë, Ahmet Shala pas luftës arkatari i SHIK-ut, i besuari i Hashim Thaçit dallavergjija i AKM akteri, ambasadori, ministri i kurdisjeve të tenderëve të pasurive të Kosoves ku nga pasuria e vendit tonë ju falshin miqve të Hashim Thaçit, Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit e Azem Sylës dhe bashkëpuntorëve të Rrahman Morinës e Bujar Bukoshit ...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat