​Veseli: 7 Shtatori është ndër ngjarjet që kanë bërë kthesë në rrugën tonë të lirisë

Aktuale

​Veseli: 7 Shtatori është ndër ngjarjet që kanë bërë kthesë në rrugën tonë të lirisë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka vlerësuar si ngjarje historike 7 Shtatorin e vitit 1990, ku delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallen Kushtetutën në Kaçanik.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se vepra e gjeneratave të tëra, me kontributin e tyre, sot është jetësuar në shtetin e lirë e demokratik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kaçaniku është i lidhur ngushtë me shumë ngjarje të shënuara në histori.

7 Shtatori i vitit 1990, është ndër ngjarjet që kanë bërë kthesë në rrugën tonë të lirisë, luftës për çlirim deri në pavarësi.

Vepra e gjeneratave të tëra, me kontributin e tyre, sot, është jetësuar në shtetin e lirë e demokratik.

Nderim për të gjithë kontribuuesit e ndërtimit të shtetit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat