Shfaqen kënaqësitë e para brenda LDK-së, pas largimit të Vjosa Osmanit

Aktuale

Shfaqen kënaqësitë e para brenda LDK-së, pas largimit të Vjosa Osmanit

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 18:18
Bajram Gecaj dhe Agim Veliu

Zyrtari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Bajram Geci, po ndjen lehtësim pasi Vjosa Osmani tha se nuk është më në LDK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shefi i Kabinetit të Agim Veliut, ka thënë se është lehtësim kur mund t’i thuash “udha e mbarë të qoftë” një pengese/barre, duke aluduar kështu për Osmanin.

“Çfarë lehtësimi (what a releif) për të hequr qafe një pengesë/barrë aq të madhe dhe kur përfundimisht mund t’i thuash “udha e mbarë të qoftë” (apo jo)!”, ka shkruar Gecaj.

Për deklartatat e Osmanit ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova. Ai ka thënë se partisë mund t’i bëjë hair largimi i Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat