​Thaçi: Pika për njohjen e Kosovës u hoq se nuk pranoi Serbia…

Aktuale

​Thaçi: Pika për njohjen e Kosovës u hoq se nuk pranoi Serbia…

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 21:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës ka folur rreth marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.

Hashim Thaçi në emisionin “Open” ka thënë se marrëveshja është një arritje dhe një fitore e Amerikës dhe çdo fitore e Amerikës sipas tij është fitore e shqiptarëve.

Ai pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qenë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10.

“Kemi kërkuar që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA dhe kjo ndodhi. Kemi pas skepticizëm se nuk po merren vendimet e duhura. Ajo që është me rëndësi është se ndodhi nën udhëheqjen e Trump dhe në Uashington.” tha Hashim Thaçi.

Pjesë nga intervista:

-A do e nënshkruanit ju këtë marrëveshje?

“Formalizimi është një produkt i një procesi që është negociuar prej dy vitesh. Kam diskutuar personalisht edhe me presidentin Trump. Gjërat kanë qenë publike për hekurudhat, autostradës pozicionimin anti -terrorizmit.”

-Ju vetë me 16 pikat që janë në marrëveshje do e nënshkruanit?

“Mbi 90%. Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi jonë ka qenë të realizojmë aspiratën për njohje reciproke.”

-A është e vlefshëm?

“Konsolidimi i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pas një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun.”

-Pse jo pika 10?

“Sepse Serbia nuk e ka pranuar. Kjo ndodhet për tu bërë. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton, fiton edhe populli shqiptar?

-Kush ju ka kthyer nga rruga?

“Drejtësia të mos ndërhyjë në politikë. Dhe politika jo në drejtësi. Kemi një historik të lirisë të Kosovës që lidhet me SHBA dhe rrugën e kanë pre por jo projektin”.

A do e pranonit heqjen e pikës 10?

“Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. Kjo marrëveshjes mund të mbyllej para dy vitesh,. Kjo është shtyrë për kaq kohë. E dini se çfarë akuzash kanë ndodhur. Këta njerëz. Për lajmet e rrejshme duhet të kërkojnë falje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat