Zemaj: Emergjenca është krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë

Aktuale

Zemaj: Emergjenca është krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 23:22
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka përgëzuar stafin e Klinikës Emergjente, ku thotë se ata janë krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë.

Tutje ai bëri të ditur se Emergjences do t’i shtohet stafi, por, sistemi i referimit duhet të jetë në pajtim me ligjin.

“Me të drejtë, emergjenca është krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë. Ajo ka nevojë për personel, ka nevojë për pajisjet mejekësore, barnat dhe materialin shpenzues”, tha Zemaj.

Njoftimi i plotë:

Emergjencës do t’i shtohet stafi, por, sistemi i referimit duhet të jetë në pajtim me ligjin!

Sonte qëndrova në Klinikën Emergjente në ShSKUK dhe pash nga afër punën e madhe që po bëhet këtu ku përgjegjësia dhe ngarkesa e punës është tejet e madhe.

Me të drejtë, emergjenca është krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë. Ajo ka nevojë për personel, ka nevojë për pajisjet mejekësore, barnat dhe materialin shpenzues.

Emergjenca është prioritet, këtë do ta dëshmoj.

Përgëzime stafit të Klinikës Emergjente, jeni vërtetë krenari e shëndetësisë tonë, andaj, mandati im, do të jetë shembull i fuqizimit të përkujdesjes emergjente. Qytetarët duhet të marrin trajtim sipas nivelit. Tërë sistemi nuk mund të mbulohet nga përkujdesja tretësore e Klinikës emergjente, andaj, edhe sistemi i referimit duhet të funksionoj në përputhje me ligjin. Ju lumtë, suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat