Këta janë dy personat nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin në Arllat të Drenasit

Aktuale

Këta janë dy personat nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin në Arllat të Drenasit

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Në aksidentin e sotëm në Arllat të Drenasit mbetën të vdekur dy persona, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Media ka arritur të sigurojë fotografitë e dy viktimave që mbetën të vdekur nga ky aksident.

Po ashtu mediai ka raportuar sesi ka ndodhur aksidenti, ku zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i nxjerrin viktimat nga kamioneta rreth dy orë.

Viktimat nga Rahoveci ishin ndalur në shiritin emergjent me kamionetën e tyre, ku kishin të ngarkuar rrush dhe në atë moment vjen një kamion me ngjyrë të bardhë dhe e godet kamionetën.

Image

Emri dhe mosha e personit të dytë që vdiq në aksidentin e rëndë në Arllat

Në aksidentin e sotëm në Arllat të Drenasit ka mbetur i vdekur Besim Hoxha nga Rahoveci.

Burime të medias bëjnë të ditur se viktima ishte 43-vjeçar.

Të njëjta burime bëjnë të ditur se shkaktari i aksidentit ishte ngasësi i kamionit, F.M. nga fshati Lubizhdë i Malishevës.

***

Në aksidentin e sotëm në Arllat të Drenasit ka mbetur i vdekur edhe personi i dytë.

Viktima është Milaim Tara nga Rahoveci.

Burime të medias bëjnë të ditur se viktima ishte 46-vjeçar.

Të përfshira në këtë aksident ishin një kamionetë dhe një kamion. Të njëjta burime bëjnë të ditur se shkaktari i aksidentit ishte ngasësi i kamionit, F.M. nga fshati Lubizhdë i Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat