Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2 mijë e 993.

Para dy ditësh Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se ky numër ishte mbi 3 mijë. Por, dje në bilancin ditor, IKSHPK tregoi se janë shëruar 97 persona, duke e ulur kështu numrin e personave që e kanë ende aktiv infeksionin.

Ndërkaq dje po ashtu u regjistruan edhe 85 raste të reja si dhe u shënuan 5 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat