AAK injoron Donika Kadaj-Bujupin, nuk e ftoi në takimin e sotëm

Aktuale

AAK injoron Donika Kadaj-Bujupin, nuk e ftoi në takimin e sotëm

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:45
Donika Kadaj-Bujupi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e ka ftuar në takimin e sotëm deputeten Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi nuk është ftuar as në mbledhjet e mëparshme që nga abstenimi i saj për zgjedhjen e Avdullah Hotit për kryeministër.

“Po, nuk kam qenë e ftuar në takime të partisë, as sot dhe asnjëherë prej abstenimit tim ndaj kryeministrit Hoti”, ka thënë ajo.

Ndryshe, deputetja më parë, ishte pjesë e AAK-së, para se të kaloj në Vetëvendosje, e më pas u kthye sërish në partinë e Ramush Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat