Ish-zëvendësministri i Jashtëm i del në krah Skender Hysenit: Nuk u ka faj që nuk keni ministër të Jashtëm

Aktuale

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i del në krah Skender Hysenit: Nuk u ka faj që nuk keni ministër të Jashtëm

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:47
Skender Hyseni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar mbrëmë ashpër kryeministrin Avdullah Hotin dhe koordinatorin për dialog, Skender Hyseni.

Ai deklaroi se Hoti e Hyseni po sillen me vetkënaqësi të tepruar dhe se sjellja e tyre është rrezik për Kosovën.

Por ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha i ka dalë në mbështetje Hysenit pas kritikave që ia bëri Haraidnaj.

Berisha thotë se sulmet ndaj koordinatorit shtetëror, ish kryediplomatit dhe këshilltarit të Rugoves, janë përpjekje që të personalizohet ngjarja në Shtëpinë e Bardhë, respektivisht të goditet në mënyrë indirekte.

Berisha pohon se Hyseni nuk është fajtor pse Kosova ne gjithë këto vite nuk ka Ministër të Jashtëm.

Postimi i Berisha:

Sulmet ndaj koordinatorit shteteror, ish kryediplomatit dhe keshilltarit te dr Rugoves, z. Skender Hyseni, jane perpjekje qe te personalizohet ngjarja ne Shtepine e Bardhe respektivisht te goditet ne menyre indirekte.

Duke njohur fort mire potencialin tone duke perfshire edhe njohurite e kompetencen individuale te tyre, me pergjegjesi te plote e them se z. Hyseni eshte njeriu me i thirrur dhe me i kompletuar ne kryerjen e detyrave ne kete periudhe delikate per vendin tone.

Nuk ka dyshim se nga gjithe ministrat e jashtem, ka qene i vetmi qe ka kryer mandatin pa eksese e gabime te renda diplomatike qe i kane kushtuar me vone Kosoves, dhe eshte perpjekur qe rrjeti diplomatik te jete ne funksion te shtetit.

Pervoja ime me te si ambasador, ka qene apsolutisht ne nivel korrektesie e profesionaliteti.

Perpjekjet qe te arriturat diplomatike, e sidomos me SHBA-te, t’i minojme permes politikes se brendshme, me kujtojne thenien e Stefan Zvajgut, se: “mosdija perhere prodhon vrazhdesi”, qe nenkuptueshem tregon nivel te ulet te vetedijes shteterore.

Ne fund te fundit, z. Hyseni nuk eshte fajtor pse Kosova ne gjithë keto vite nuk ka Minister te Jashtem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat