Konjufca: Është koha që PDK dhe AAK të reflektojnë, t’i bashkojmë nënshkrimet dhe të dërgohet në shtëpi Qeveria Hoti

Aktuale

Konjufca: Është koha që PDK dhe AAK të reflektojnë, t’i bashkojmë nënshkrimet dhe të dërgohet në shtëpi Qeveria Hoti

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:32
Glauk Konjufca

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, mund të quhet nënshtrim pa njohje.

Konjufca ka kritikuar kryeministrin Hoti për arritjen e marrëveshjes më 4 shtator, teksa ka ftuar PDK-në dhe AAK-në ta mbështesin mocionit e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Tërheqja e kryeministrit Avdullah Hoti prej njohjes është lajm i keq për Kosovën, sepse kjo i bie që Qeveria jonë aktuale i shkon totalisht për shtati kërkesave të Qeverisë serbe për heqjen e njohjes nga rendi i ditës. Ne themi që pa njohje nuk mund të zgjidhet asgjë mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk duhet të paguajë asgjë që Serbia ta njohë, çmimin më të madh ne e kemi paguar gjatë viteve të luftës. Serbia shkaktoi gjenocid në vendin tonë, duke i vrarë mbi 13 mijë qytetarë të pafajshëm”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Konjufca ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes nga Hoti e shkel Kushtetutën tonë.

“Nënshkrimi i Hotit në këtë marrëveshje e shkel Kushtetutën tonë. Kjo është marrëveshje është e dëmshme për Kosovën”, pohoi ai.

Më tej ai tha se nëse AAK dhe PDK mbështesin mocionin e mosbesimit të LVV-së, atëherë ata do të mund ta dërgojnë këtë qeveri në shtëpi.

“Është koha që edhe PDK edhe AAK të reflektojnë, që t’i bashkojnë nënshkrimet tona dhe të dërgohet në shtëpi Qeveria Hoti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat