Haziri i kundërpërgjigjet ashpër Ramush Haradinajt: U ngrite me mbi 1000 faqe të zeza, i përmend haraçin e frikësimet!

Aktuale

Haziri i kundërpërgjigjet ashpër Ramush Haradinajt: U ngrite me mbi 1000 faqe të zeza, i përmend haraçin e frikësimet!

Nga: N. H Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:05
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një emisioni të debatit i ka kritikuar disa gazetarë, të cilët i ka quajtur zagarë, sidomos ata që kanë raportuar nga Uashingtoni, duke thënë se shumë prej tyre janë mercenarë që “me një kaçik të sulmojnë”.

E, lidhur me këtë deklaratë të kreut të AAK-së, ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur ashpër Haradinajt, duke thënë se ky i fundit tërë karrierën e tij politike dhe të pasuruarit e ka bërë me mbi 1000 mijë faqe të zeza.

Ja shkrimi i Hazirit:

Image
Nexhat Haziri

Me të quajt ZAGAR, soji i Ramush Haradinajt, nuk bën hiq me t’ligshtue, t’ue pas parasysh se ky njeri tanë karrierën e vet politike, dhe t'pasunimit si shumë nga “komandantë t” e tjerë e ka marue apo ngritë mbi 1000 faqe t’zeza qi ia ka ba k’tij veni duke u nisë nga haraçi, korrupsioni, uzurpimet, frikësimet, shantazhi e deri të vrasjet gjatë dhe mas luftës për çka dyshohet ky dhe grupi i gorillave të tij. Medaljoni prej çlirimtarit ka kohë që Ramushit iu ka zvenit (n.h)

Ndryshe, të pa papranueshme e ka cilësuar gjuhën e kreut të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, drejtuar gazetarëve.

AGK përmes një postimi në facebook ka thënë se është shqetësues fakti që gazetarët janë pre e linçimeve të tilla.

“AGK u bën thirrje përfaqësuesve të shtetit dhe liderëve politikë që të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ushtrimi i presioneve ndaj tyre. Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat