Zemaj zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve, shqyrtohen masa të reja anti-Covid

Aktuale

Zemaj zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve, shqyrtohen masa të reja anti-Covid

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 19:22
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takime me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme shëndetësore, ku u vlerësua situata rreth COVID-19, para marrjes së çfarëdo vendimi apo mase të re.

Zemaj theksoi se situata epidemiologjike po tregon trend të përmirësimit, i cili duhet të përkthehet në qëndrueshmëri në zbatimin e masave në fuqi dhe rritjen e kujdesit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

“Vlerësimi i drejtë është parakusht për vendimmarrje të drejtë, prandaj do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe konsultimet me të gjitha institucionet dhe palët e interesit në funksion të menaxhimit sa më korrekt të situatës. Ndjeshmëri ndaj të gjitha kërkesave dhe nevojave, por prioritet mbetet shëndeti publik!”, tha ai.

Postimi i plotë:

Në takim me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme shëndetësore, vlerësuam situatën rreth Covid-19, para marrjes së çfarëdo vendimi apo mase të re.

Situata epidemiologjike po tregon trend të përmirësimit, i cili duhet të përkthehet në qëndrueshmëri në zbatimin e masave në fuqi dhe rritjen e kujdesit në prag të fillimit të Vitit të ri shkollor.

Vlerësimi i drejtë është parakusht për vendimmarrje të drejtë, prandaj do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe konsultimet me të gjitha institucionet dhe palët e interesit në funksion të menaxhimit sa më korrekt të situatës. Ndjeshmëri ndaj të gjitha kërkesave dhe nevojave, por prioritet mbetet shëndeti publik!

Vendos maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!
Bashkë kundër Covid-19!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat