Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Ti je gjithmonë kundër Amerikës

Aktuale

Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Ti je gjithmonë kundër Amerikës

Nga: G.B Më: 8 shtator 2020 Në ora: 20:26
Albin Kurti dhe Richard Grenell

Emisari Special i SHBA-ve, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do të respektojë marrëveshjen e Washingtonit dhe se nuk do të ratifikohet në Kuvend.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Grenell ka reaguar menjëherë, duke thënë se Kurti gjithmonë do të jetë kundër Amerikës, se ishte kundër ideve të Obamas dhe tani kundër atyre të Bush, përcjell Bota sot.

"Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të llogarisni në Albin Kurtin për të qenë kundër Amerikës. Ai ishte kundër ideve të Obamas dhe tani është kundër ideve të Bush. Simbolika nuk e paguan qiranë, puna e bën", ka shkruar Grenell në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat