Osmani: S’do të aderoj në asnjë parti tjetër

Aktuale

Osmani: S’do të aderoj në asnjë parti tjetër

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 20:53
Vjosa Osmani

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pas përjashtimi nga partia, po i shqyrton të gjitha mundësitë për të ardhmen e saj në politikë.

“Më kanë mbyllur derën dhe kanë zgjedhur rrugë tjetër”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka mohuar zërat për aderimin e saj në ndonjë parti tjetër.

“LDK-ja ku jam rritur ma ka mbyllur çdo derë dhe tash ajo angazhohet në një fushatë denigruese dhe përdorin gjuhë të turpshme. Unë duhet t’i shqyrtoj mundësitë e mia për angazhim politik, por jo të aderoj në një parti tjetër”, tha Osmani, duke lënë të hapur mundësinë për krijimin e një partie të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat