Çfarë po ndodh? EULEX thotë se nuk i ka kontrolluar zyrat e OVL të UÇK-së sot gjatë ditës

Aktuale

Çfarë po ndodh? EULEX thotë se nuk i ka kontrolluar zyrat e OVL të UÇK-së sot gjatë ditës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:55
Zyrat e OVL të UÇK-së

Misioni i EULEX’it thotë se nuk i ka kontrolluar zyrat e OVL të UÇK’së sot gjatë ditës EULEX nuk ka kontrolluar sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK’së, për 4 mijë dosjet e Gjykatës Speciale që kanë arritur të hënën në seli. Se kush ka kryer kontrollin nuk kanë komentuar as nga Haga, por vetëm kanë thënë se janë në dijeni për raportimet mediale rreth kësaj teme.

Aksioni i sotëm në selinë e OVL-UCK’së nuk është kryer nga misioni i EULEX-it.

Këtë e kanë thënë për media nga zyra për informim e EULEX.

“EULEX-i nuk e kontrolloi zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së sot (e martë) dhe nuk mori asnjë dosje”, thuhet në përgjigjen e EULEX.

Ndërkohë, sekretari i veteranëve, Faton Klinaku, sot në një prononcim ka deklaruar se hetuesit të cilët kishin shkuar në seli për të marrë dosjet që kishin arritur aty dje, ishin të Gjykatës Speciale.

“Po kanë ardhë hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhë dje, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.

Pakoja me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Në një letër që gjendej brenda pakos, thuhej se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat