EULEX mohon se kontrolloi dje zyret e OVL-UÇK-së

Aktuale

EULEX mohon se kontrolloi dje zyret e OVL-UÇK-së

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 09:24

Misioni këshilldhënës ligjor i BE-së në Prishtinë, EULEX, ka mohuar se zyrtarë të saj kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së dje, pasi që aty u lanë 4 mijë dosje të dyshimta të Speciales.

Me anë të një postimi në Twitter, misioni i EULEX-it ka thënë se nuk ka hyrë në objektin e OVL-së dhe nuk ka marrë dokumente.

“Eulexi nuk ka kërkuar dje në zyret  e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mediat kanë raportuar dje se zyrtarë të huaj të EULEX-i  kanë “bastisur” zyret e OVL-së pasi që aty një person i panjohur paraprakisht kishte lënë disa dosje të dyshimtë, që pretendohej se janë të Speciales. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat