Eksperti amerikan: Qytetarët e Kosovës ishin viktimë e gjenocidit, në SHBA duhej njohje reciproke

Aktuale

Eksperti amerikan: Qytetarët e Kosovës ishin viktimë e gjenocidit, në SHBA duhej njohje reciproke

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 09:41
Alon Ben Meir

Eksperti amerikan për Ballkanin, njëherit profesor, Alon Ben Meir, ka komentuar marrëveshjen e arritur më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se është i zhgënjyer nga marrëveshja në fjalë, dhe njëra ndër arsyet është mos-diskutimi për njohjen reciproke, shkruan lajmi.net.

“Jam i zhgënjyer që më në marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë s’është diskutuar njohja reciproke mes dy vendeve. Marrëveshjet ekonomike, edhe pse pozitive në disa aspekte, është dashur të bëhën në kuadër të pajtimit përfundimtar që duhet të çonte në njohje të Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia”, ka thënë ai.

Sipas tij, rritja ekonomike dhe tregtare e dy vendeve është gjë e mirë, por është larg dinamikës së vërtetë të konfliktit, në të cilin kosovarët ishin viktima të gjenocidit.

“Rritja ekonomike dhe shkëmbimi tregtar mes dy veneve është gjë e mirë, por është larg ndryshimit të dinamikës së konfliktit që është nguliturë në psikikën e kosovarëve të cilët ishin viktima të gjenocidit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në luftën me Serbinë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat