Ndërron jetë babai i Sabahate Tolaj

Aktuale

Ndërron jetë babai i Sabahate Tolaj

Nga: G.B Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:47
Demë Tolaj

Ka ndërruar jetë, Demë Tolaj, babai i heroinës Sabahate Tolaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes, Anton Quni përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Quni ka thënë se Baca Demë ishte njeri shumë i mirë dhe i dashur, modest dhe i afërt me të gjithë.

Postimi i tij i plotë:

Lamtumirë, baca Demë!

Me pikëllim mora lajmin se paska ikur nga kjo botë, Demë Tolaj, baba i heroinës Sabahate Tolaj.

Baca Demë ishte njeri shumë i mirë dhe i dashur, modest dhe i afërt me të gjithë.

Ai do të mbahet në mend për vlerat e larta njerëzore, atdhedashurinë dhe kontributin e madh që dha për lirinë e vendit.

Lutem që shpirti t’i bëjë dritë e t’i prehet i qetë në parajsën qiellore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat